Në Kuvend u betuan sot deputetët e rinj të opozitës.
Sot u betua edhe kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Rroshi nga lista shumë emërore e PD, Nikolin Staka nga lista shumë emërore e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, lista shumë emërore e qarkut të Shkodrës; Fatjona Dhimitri nga lista shumë emërore e PD-së në Gjirokastër, dhe Eugen Bojaxhi, nga lista shumë emërore e LSI-së e qarkut të Beratit. Fatjona Dhimitri mori mandatin e lënë nga Tritan Shehu.
Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108.
Erjon Piciri pritet që të betohet në seancën e radhës, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.