Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar sot kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Duhet të theksojmë që Tahiri ka imunitet dhe pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit.
Por cilët janë deputetët e kuvendit që kanë në dorë fatin e Tahirit për heqjen e imunitetit?
Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi janë anëtarët e Këshillit të Imunitetit të cilët do të vendosin nëse Tahirit do i hiqet apo jo imuniteti. Sic shihet mes tyre është edhe deputeti i qarkut Gjirokastër nga PS-ja, Bledar Çuçi.
Ende nuk dihet se çfarë do të vendoset, por nëse Tahirit i hiqet imuniteti, atëherë hyn në fuqi kërkesa e Prokurorisë e cila kalon në polici dhe kjo e fundit është zbatuesja.