Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në Llogara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.