Fakte dhe shifra për Pazarin e Gjirokastrës/ Nga rrënimi tek bujtinat e reja. 91 oferta akomodimi në ‘Booking’ për dy vjet (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dy vjet kanë zgjatur punimet për restaurimin e Pazarit Historik të Gjirokastrës. Investimi prej rreth 3.5 milionë dollarë u krye nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare. Janë mbi 5 mijë metra katrorë restaurim. Nga të dhënat e deritanishme në Gjirokastër gjatë këtij viti kanë mbërritur mbi 90 mijë vizitorë. Shifrat janë zyrtare nga sistemi i biletarisë në Kalanë e Argjirosë.

Ndërkohë në platformën më të madhe në botë Booking.com për Gjirokastrën janë 91 oferta akomodimi, pjesa më e madhe të cilave në Qendrën Historike. Vite më parë njësitë akomoduese ishin më të pakta. Restaurimi është shoqëruar edhe me rijetëzim. Në Qafën e Pazarit artizanët vazhdojnë traditën dhe prodhojnë ekonomi me trashëgiminë kulturore.

‘Zahire Shqiptare’ apo ‘Duarartat’ e Gjirokastrës prodhojnë produkte ‘Made in Albania’. Megjithatë Gjirokastra njësoj si gjithë Shqipëria përballet me sfidën për turizëm gjatë 12 muajve të vitit. Në ceremoninë e sotme të inagurimit të këtij investimi të rëndësishëm merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.

© ArgjiroLajm.net