• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Facebook bën njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndryshojë tani e në vazhdim

04/08/2019
Kujdes! Shkencëtarët japin alarmin: Ju shikojnë çdo gjë që bëni në Facebook

Nuk është hera e para që një ekzekutiv i Facebook thirret përpara Kongresit në Uashington, DC, për të dhënë shpjegime në lidhje me një mori pyetjesh që iu bënë në seancën dëgjimore.

Të paktën, ligjvënësit amerikanë që ishin të pranishëm në një situatë të tillë, kësaj here dukeshin më të përgatitur se ata të një viti më parë, të cilët kishin shumë pak informacion për biznesin e Facebook gjatë seancave dëgjimore lidhur me shkeljen e rëndë që ai kishte bërë në shpërndarjen e të dhënave pa leje të 50 milionë përdoruesve të tij, SHKRUAN The Economist.

Këtë herë, David Marcus dha përgjigje të arsyetuara shumë mirë ndaj disa pyetjeve sensitive që iu bënë gjatë seancës dëgjimore. Një ndër më delikatet lidhej me projektin e sapolindur të rrjetit social, Libra. Disa prej pyetjeve që iu bënë ishin: A përbën kërcënim për të dhënat e përdoruesve ky projekt i ri?

Si do të arrijë Facebook-u të gjenerojë para nga Libra, kur kjo e fundit drejtohet nga një organ i pavarur me seli në Zvicër? Për çdo transaksion të dhënash do të kërkohet miratimi i përdoruesve, ndërsa paratë do të vijnë nga reklamuesit, ishin përgjigjet e pyetjeve të mësipërme.

Por një prej pyetjeve që kushdo do të dëshironte t’ia bënte z. Marcus ishte krejt tjetër: Pse duhet që një rrjet social me probleme në të kaluarën të hedhë në treg një instrument global financiar? Kjo është edhe pyetja e parë që të vjen në mend, pas vendimit që u mor nga Komisioni Federal i Tregtisë për t’i vënë kësaj kompanie një gjobë prej 5 miliardë dollarësh amerikanë për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve.

Gjoba është një prej më të lartave që qeveria amerikane i ka vendosur ndonjëherë një kompanie të Teknologjisë (ndërsa BE-ja është treguar më e ashpër në këtë drejtim). Facebook-u po mundohet që t’i bindë qeverinë se, pavarësisht të gjitha fakteve që e akuzojnë atë, atij mund t’i jepet edhe një mundësi tjetër, duke i besuar sërish.Kohët e fundit, Mark Zuckerberg, shefi i Facebook, ka bërë thirrje për hartimin dhe vendosjen e më shumë rregulloreve ndaj Gjigantëve të Teknologjisë, duke përfshirë këtu edhe kompaninë e tij. Gjatë seancës, z. Marcus u shpreh se Libra dhe Calibra (portofoli dixhital që do të bëjë të mundur dërgimin e kriptomonedhës te kushdo që ka një smartphone) nuk do të prezantohen deri në momentin që shqetësimet dhe çdo dyshim i ligjvënësve amerikanë të jetë sqaruar.

Kësaj here, përfaqësuesi i Facebook u duk sikur po kërkonte më shumë leje për të hedhur në treg një produkt të tillë sesa falje për gabimet që ky rrjet ka bërë në të kaluarën. Maturia e treguar nga ana e përfaqësuesve të Facebook ka ndikim shumë të lartë dhe mbi të gjitha pozitiv tek investitorët. Progresi i këtij rrjeti social sa vjen e po ngadalësohet gjithnjë e më shumë, por të ardhurat nga Instagram po rriten me shpejtësi, siç po rriten edhe paratë e gjeneruara nga ËhatsApp-i.

Analistët janë në pritje të rezultateve të tremujorit të dytë të Facebook, që dalin në fund të korrikut për të vërtetuar se të ardhurat e këtij rrjeti social janë rritur me 25% nga viti i kaluar, në 16.3 miliardë dollarë amerikanë. Ndryshe nga disa firma të tjera të teknologjisë, të ardhurat neto të Facebook priten të rriten me 6% në 5.4 miliardë dollarë, më se e mjaftueshme për të mbuluar gjobën që mund t’i vihet. Po kjo nuk do të thotë që Facebook i ka tejkaluar të gjitha vështirësitë. Autoritetet financiare janë të shqetësuara nga Libra, sepse ajo mund të rezultojë të jetë një mashtrim dhe mund të përdoret për pastrim parash, ashtu siç ndodhi edhe me disa kriptomonedha të tjera.

Bankierët qendrorë kanë frikë se, nëse miratohet gjerësisht, ajo mund të shndërrohet në një kërcënim ndaj stabilitetit financiar. Më 16 korrik, Ursula von der Leyen, Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Europian, tha se dëshironte që gjigantët e teknologjisë të paguanin më shumë taksa. Të nesërmen e kësaj date, Komisionerja Europiane e Konkurrencës së bllokut, Margrethe Vestager, njoftoi nisjen e një hetimi ndaj Amazon në lidhje me përdorimin e të dhënave tregtare. Në disa vende rregullatorët për mbrojtjen e të dhënave duan t’i detyrojnë kompanitë jopajtuese që të ndalojnë krejtësisht përpunimin e të dhënave. Ky veprim do të ishte shumë më shumë sesa thjesht vendosja e një gjobe.

Marrë nga Monitor

Related Posts

“Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit
Planet

“Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit

10/07/2025
Përmbytjet në Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por…
Planet

Përmbytjet në Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por…

10/07/2025
Trump paditet sërish/ Gjykata pranon kërkesën e prindërve për shtetësinë përmes lindjes
Planet

Trump paditet sërish/ Gjykata pranon kërkesën e prindërve për shtetësinë përmes lindjes

10/07/2025
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak! Ushtarët do paguhen, parashikohen gjoba për ata që refuzojnë
Planet

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak! Ushtarët do paguhen, parashikohen gjoba për ata që refuzojnë

10/07/2025
Programi për emigrantët! Marrëveshja e re mes Britanisë dhe Francës për menaxhimin e migracionit
Planet

Programi për emigrantët! Marrëveshja e re mes Britanisë dhe Francës për menaxhimin e migracionit

10/07/2025
“Duhet të shohim një plan të qartë se si mund të përfundojë lufta, Rubio: SHBA dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe
Planet

“Duhet të shohim një plan të qartë se si mund të përfundojë lufta, Rubio: SHBA dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al