Exit Pollet e para: PS kryeson në rang kombëtar, ndërsa PD e LSI…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Sipas Exit Poll te publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing, Partia Socialiste ka siguruar 45-49% të votave, e dyta është Partia Demokratike e cila ka marrë 30-34 % të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15% të votave, LIBRA 0.5-2.5 %, PDIU 3-3.5%, partitë e tjera kanë marrë nga 0-2% të votave.

Për qarkun Tiranë Partia Socialiste ka siguruar 46-50 % të votave, e dyta është Partia Demokratike e cila ka marrë 31-35 % të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15% të votave, LIBRA 1.5-3.5 %, PDIU 1.5-3.5%, partitë e tjera kanë marrë nga 0-2% të votave.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun  e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Të përkthyer në përqindje, PS ka marrë 46-50% të votave, PD ka siguruar 31-35%, LSI 11-15 %, LIBRA 1-3%, PDIU 1-3%, ndërsa partitë e tjera kanë arritur të sigurojnë jo më shumë se 2% të votave.