Partia Socialiste do të prezantojë sot në Gjirokastër kandidatët për 7 bashkitë e qarkut.
Në eventin e organizuar me këtë rast marrin pjesë ministri Bledi Çuçi, deputetja Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo si dhe përfaqësues të tjerë të socialistëve. Veç kandidatëve do të prezantohen gjithashtu edhe kandidatët për keshillat bashkiakë.
Në Gjirokastër PS kandidon Flamur Golemin, në Tepelenë Tërmet Peçin, në Përmet Alma Hoxhën, në Memaliaj Gjolek Gucin, në Këlcyrë Klement Ndonin, në Libohovë Luiza Mandin dhe në Dropull Dhimitraq Tolin.
Hapja e madhe e fushatës së socialistëve do të bëhet më 31 maj në Tiranë, ditë kur opozita ka njoftuar një tjetër protestë të madhe.
©argjiroja.net