Eurosong, Eleni Foureira në mbështetje të Jonida Maliqit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila jeton në Greqi dhe përfaqësoi vitin e kaluar Qipron në Eurovizion, ka treguar edhe njëherë që nuk harron se nga vjen.

Eleni, mbrëmjen e djeshme i ka dedikuar një postim këngëtares shqiptare Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” duke shkruar “Shqipëri, zemër”.

Eleni nuk mbështeti as Greqinë dhe as Qipron por Shqipërinë duke i emocionuar sërish të gjithë.

Jonida i është përgjigjur ëmbël gjithashtu me një postim ku shkruhej: “Të dua”.

Eleni Foureira sërish në EurovizionEleni Foureira sërish në Eurovizion
Mbështetja e Elenit, e cila vitin e kaluar ndezi skenën me “Fuego” është shumë e madhe për Shqipërinë pasi siç dihet, ajo tashmë është një këngëtare e njohur ndërkombëtarisht.