Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës janë edhe tre gjyqtarë të Apelit në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Tomor Shkrelin, Miranda Andonin dhe Izet Salajn.
©argjiroja.net