Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vendosur që të vetëkarantinohet në mënyrë që të mos preket nga koronavirusi. Salianji ka postuar një foto me një libër në dorë, ku edhe tregon se është në gjendje të mirë. Në postimin e tij në Facebook, Salianji shkruan se ka vendosur që të qëndrojë mbyllur duke i këshilluar të njëjtën gjë të gjithë ndjekësit e tij. Gjithshtu demokrati ka shpërndarë edhe një listë të librave që duhen lexuar këtë periudhë.
“Më mirë të izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të semurë të izoluar nesër nëpër spitalet tona me 1001 halle dhe me qeveri që çthotë sot nuk thotë nesër! Shpeto veten, familjen dhe ruaj shoqërinë! Shoqëri e mirë janë librat , për këtë fundjavë unë sugjeroj: 1-Si vdesin demokracite, nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt: 2- Ne të gjallët, Ayn Rand; 3- Mengjeset në Kafe Rostand, Ismail Kadare; 4- Emri i Trendafilit, Umberto Eko. Po ti?,”-shkruan Salianji.
POSTIMI I PLOTË:
Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.