Erion Veliaj ka bërë gjithçka sonte në “Opinion” për të treguar afërsinë e madhe me Kryeministrin Edi Rama. Madje ai përmendi një shprehje popullore që tregon afrimitetin në një çift “burrë e grua, mish e thua” , për të ilustruar se si ndjehet ai me Edi Ramën.
I papërmbajtur për faktin se Rama e rikandidoi për Bashkinë e Tiranës, Veliaj përmendi këtë shprehje:
“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër seç jam unë me Edi Ramën. Sinkronizim, vendimmarrje dhe pasion unë nuk di të ketë pasur Tirana. Unë dhe Kryeministri flasin rreth 20 herë në ditë. Unë jam pjesë e Partisë Socialiste, jap kontributin tim. Në 30 vite e dyshoj se do gjeni një rast kur një kryetar bashkie të jetë më afër me Kryeministrin se unë me Edi Ramën”.
Dhe nuk ndalon këtu…Veliaj thotë se Rama për të nuk është “Shefi” por është një shok, duke bërë kështu xhelozë gjithë socialistët.
“Kur ka një sondazh pozitiv për mua është vetë Rama që ma thotë i pari, me krenarinë që nuk është vetëm shefi, por shoku im. Më ka promovuar, më ka mbështetur në ditët më të vështira, edhe larg syrit të medias”, tha ai.