• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ëndërr emigrantësh që u bë realitet, njihuni me historinë e 27-vjeçarit shqiptar (VIDEO)

08/10/2019
Ëndërr emigrantësh që u bë realitet, njihuni me historinë e 27-vjeçarit shqiptar (VIDEO)

“Butler Hospitality” është një shërbim i ri në industrinë hoteliere të Nju Jorkut. Themeluesi i tij është Premtim Gjonbaliç, një 27-vjeçar me prindër shqiptarë. Biznesi i tij, i themeluar para tre vjetësh, po fiton famë për risinë që ka sjellë. Përmes disa restoranteve të mëdhenj në pika të ndryshme të Nju Jorkut, shërbimi i ri u sjell klientëve të hoteleve ushqim me cilësi të lartë në dhomë dhe dallohet për nga efikasiteti dhe lehtësia e komunikimit.

Njihuni me të riun Premtim Gjonabalic, ose Timin siç e thërrasin. Biznesi që ai ka themeluar i lejon hotelet të merren me përmirësimin e kujdesit për klientët, duke ua lehtësuar barrën e shërbimit të ushqimit në dhomë.

“Mua më pëlqen mikpritja. Duke patur parasysh trojet nga vijmë, ne nuk kemi patur shumë gjëra për t’u dhënë të tjerëve, por kemi patur mikpritjen. Problemi është si ta shndërrosh këtë në një shkallë më të gjerë dhe kjo më nxiste shumë të mendoja.”

Kompania e Premtimit lejon që klientët e hoteleve në mbarë Nju Jorkun, të porositin ushqim në dhomë me një klikim. Është diçka që klientët e pëlqejnë. Është diçka e re në hotelerinë e Nju Jorkut.

Timi i ka ngritur zyrat në lagjen Italia e Vogël e Nju Jorkut:

“Këtu është si të thuash zemra e imigracionit. Është një pjesë sentimentale e qytetit për mua. Këtu babai im zuri punën e parë dhe kaloi 15 vjet të jetës.”

Ai na tregon me krenari makinën e tij të re, një BMW super e shtrenjtë që tërheq vemendjen e kalimtarëve.

Timi thotë se ka plane të mëdha për të ardhmen.

“Unë jam themeluesi i vetëm i kompanisë dhe mendoj se do të qëndroj këtu ku jam të paktën për një dekadë. Në fakt kemi shumë punë për të bërë sepse planet tona nuk kufizohen vetëm brenda Shteteve të Bashkuara, por edhe në vende të tjera.”

Zakonisht, firmat e suksesshme blihen nga kompani të tjera më të mëdha të të njëjtit profil. Blerjet janë fitimprurëse për themeluesit e firmave inovative, por Timi thotë se plani i tij është që t’i shkojë deri në fund idesë së tij.

“Ky është një pasion për mua, nuk është diçka për shitje të shpejtë.”

Babai i tij quhet Elio Ahmetaj dhe është nga Vuthaj i Plavë-Gucisë. Ne e takuam në restorantin e tij Allora në Rrugën 47.

“Unë jam prej 30 vjetësh në këtë biznes. Punojmë çdo ditë, shtatë ditë në javë. Duhet punë.”

“Si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, babai im erdhi në Amerikë dhe bënte ç’ishte e mundur që ne të na jepte arsimin dhe edukimin më të mirë. Në fillim ndihmoja tim atë në disa prej restoranteve që kishte hapur dhe pas kësaj i hymë biznesit të hoteleve. Babai im është mjaft i zoti në këtë biznes. Unë e ndihmoja të shtonte bazën e klientëve.”

“Është një djalë shumë i disiplinuar, shumë i mençur. Me siguri që të gjithë baballarët mendojnë kështu. Besoj se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë sukses.”

Timi thotë se gjithmonë dëshironte të bëhej mjek. Kur je bir emigrantësh, të jesh mjek është gjë e madhe.

“Kur nisa të punoj me babanë dhe filluam të ndërtonim biznese të vegjël, e kuptova se kisha filluar ta doja shumë këtë punë. Isha i mirë në shkollë, por jo se më pëlqente shumë. Më pëlqente të krijoja diçka të re. Pra, bëra plane për të studiuar mjekësi. Por e kuptova se zemra ime nuk ishte aty.

Timi i mbaroi studimet për financë.

“Po të marrësh qytetin e Nju Jorkut, do të shikosh se kudo ka shqiptarë ose biznese shqiptare dhe kjo tregon se ne e kemi në gjak të punojmë shumë, në çdo fushë, në ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje, restorante. Nuk ka ndonjë fushë ku ne nuk gjendemi.”

“Jam patriot në ekstrem. E dua vendlindjen dhe kulturën që kemi trashëguar dhe natyrisht njerëzit.”

“Kam qenë në Shqipëri kohët e fundit, kemi shëtitur gjithë bregun dhe na ka pëlqyer shumë; kjo na ka bërë të ndjejmë patriotizëm dhe lidhje me njerëzit tanë.”(VOA)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al