Emrat/ Këta janë të arrestuarit në Kakavijë për korrupsion, morën nga 400 euro për të lejuar qumësht dhe redbull kontrabandë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Kakavijës ka ushtruar kontroll në një automjet ku ka gjetur një sasi të madhe pije energjike Redbull dhe qumësht, për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganore.

Lidhur me këtë ngjajre janë vënë në pranga poseduesit e kësaj ngarkes Maksi Babi, Xhino Melonashi si dhe dy doganierët Muharrem Mullai dhe Ardit Cani.

Mësohet se dy doganierët kanë marrë 400 euro pasi kanë lejuar kalimin e mjetit duke shmangur detyrimet doganore.

Policia sekuestroi automjetin me rreth 190 koli me pije energjike dhe 5 koli me qumësht.