Emërohet nënprefekti i ri i Gjirokastrës (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Sot është emëruar nënprefekti i ri i Gjirokastrës. Ai është Edvin Tuçi nga Përmeti. Në prezantimin e tij sot në Përmet ishte i pranishëm prefekti Astrit Aliaj, ministrja e Kulturës, njëherazi deputete e qarkut, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiaku Niko Shupuli. Emërimi i Tuçit është bërë nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas daljes në pension të ish-nënprefektit. Edvin Tuçi ka punuar më parë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Përmet, ndërkohë që është gjithashtu edhe kryetari i PS-së në këtë qytet. 

©Argjirolajm.net