Pas Jorida Muhos, arkitektes që la Qipron për t’u rikthyer në qytetin e gurtë, Bashkia Gjirokastër është bërë me dy nënkryetarë. Flamur Golemi ka emëruar Çlirim Puton, ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër apo siç njihet ndrysha si Drejtoria e Patentave.
45-vjeçari ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, dega Administrim Biznesi. Sa i përket përvojave të mëparshme të punës, Puto ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës deri në janar 2018.
Më herët ka punuar si inspektor i Policisë Tatimore dhe inspektor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër.
Javën e kaluar Golemi largoi nga posti i nënkryetarit Vangjel Muçon. Pritet që në javët e ardhshme të emërohet edhe një nënkryetar tjetër. Me shumë gjasë do të jetë femër.
©argjiroja.net