Janë miratuar sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë emërimet për drejtuesit e prokurorisë së Durrësit dhe Sarandës.
Gjatë mbledhjes së mbajtur sot nga KLP u emëruan gjithashtu edhe disa prokurorë në Tiranë.
Deri më tani mësohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar Sali Hasën, drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Sarandë pas shkarkimit të Edison Ademit.
Propozimi për drejtuesin e përkohshëm në Prokuroroine e Sarandës, Sali Hasën u miratua me 7 vota pro.