Situata e zjarreve në vend është rënduar ditën e sotme ku sipas Emergjencave Civile janë 25 vatra vetëm në 24 orët e fundit.
Për këtë shkak ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur me homologun e tij grek Kotzias dhe është rënë dakort që Greqia Greqia ta ndihmojë vendin tonë me avionë zjarrfikës.
Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se Ministri Bushati ka kontaktuar me homologun e tij grek duke siguruar mbështetjen e tyre.
Mësohet se nga Korfuzi do të nisen 2 avion zjarrëfikes për të ndihmuar përpjekjet e zjarrfikësëve shqiptare.