Situata nga moti i keq në qarkun Gjirokastër po shkon drejt normalizimit. Prefektura përmes një njoftimi për mediat sqaron se si paraqitet gjendja e sotme në rang qarku.
Në lagjet e sipërme të qytetit të Gjirokastrës ku dhe lëvizja e mjeteve e këmbësorëve bëhet më me vështirësi për shkak të ngricave.
Në Nj. Administrative Picar problem paraqet aksi rrugor Kolonjë – Golem ku aktualisht po punohet per hapjen e rruges.
Po punohet gjithashtu në terren me fuqi punëtore të agjencisë së shërbimeve pranë bashkisë për normalizimin e situatës duke hedhur kripëra dhe skorje.
Në bashkinë Tepelenë, në Nj. Ad. Kurvelesh rruga është e hapur por e kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Nj. Ad. Qendër, fshati Salari rruga e kalueshme me zinxhirë.
Në bashkinë Memaliaj, në Nj. Ad. Luftinjë fshatrat Maricaj e Arëz rruga është e kalueshme me zinxhirë.
Në bashkinë Libohovë, rrugët në Nj. Ad. Zagorie, fshatrat Zhej, Lliar, Konckë, Hoshtevë, Doshnicë janë të bllokuara.
Rruga Libohovë – Nj. Ad. Zagorie e kalueshme vetëm me zinxhirë. Sot ka filluar puna për zhbllokimin e rrugëve në Nj. Administrative Zagorie me një skrep.
Në bashkinë Përmet, rrugët rurale të Nj. Ad. Frashër në segmentin Bredhi Hotovës- Frashër, lëvizja bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.
Të bllokuara qëndrojnë rrugët e fshatrave Frashër, Miçan, Zavalan, Ogren për shkak të borës dhe ngricës.
Aktualisht në fshatin Zavalan te Nj. Admin. Frashër tre abonente familjarë nuk marrin energji elektike për shkak të dëmtimit të një gjatësie të konsiderueshme të rrjetit elektrik.
Në bashkinë Këlcyrë, rruga Këlcyrë – Malëshovë – Leskaj – Limar vazhdon të jetë e bllokuar. Rrugët rurale të fshatrave të tjerë kanë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Në bashkinë Dropull rruga që lidh Nj. Ad. Zagorie me Nj. Ad. Pogon e kalueshme me zinxhirë.
Në të gjitha shkollat e qarkut Gjirokastër është zhvilluar procesi mësimor me përjashtime të vogla. Në disa nga institucionet arsimore mungon ngrohja si pasojë e mungesës së furnizimit me naftë për vënien në punë të kaldajave.
Është bërë furnizimi normal me ujë të pijshëm në të gjitha njësitë e qarkut, po ashtu dhe furnizimi me energji elektrike ka qënë normal me përjashtim të ndonjë defekti.