Sipas informacioneve nga Prefektura situata aktuale ne qarkun e Gjirokastres eshte si me poshte:
Njësi Administrative në qarkun Gjirokastër të bllokuara nuk ka. – Aksi rrugor Kolonjë – Golem në Nj. Ad. Picar, në bashkinë Gjirokastër e kalueshme me zinxhirë. – Rruga bashkia Këlcyrë – Malëshovë – Leskaj – Limar vazhdon i bllokuar.
Rrugët rurale të fshatrave të tjerë kanë vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Bashkia ka vënë në dispozicion një mjet fadromë për zhbllokimin e tyre. – Rrugët në Nj. Ad. Zagorie, bashkia Libohovë, fshatrat Zhej dhe Lliar të bllokuara.
Po punon një skrep për zhbllokimin e rrugëve në Nj. Ad. Zagorie. – Rrugët rurale të fshatrave Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogren të Nj. Ad. Frashër, bashkia Përmet paraqesin vështirësi për shkak të borës dhe ngricave në lëvizjen e mjeteve (vetëm me zinxhirë).
Po punon një mjet për zhbllokimin e rrugëve në Nj. Ad. Frashër. – Furnizimi me energji elektrike bëhet normalisht në të gjitha njësitë e qarkut Gjirokastër. – Ujësjellsat dhe furnizimi me ujë të pishëm bëhet normal. – Nuk ka informacion (kërkesa) nga Nj. Ad. në të cilat ka probleme me mungesën e ushqimeve për njerëzit apo kafshët.
– Procesi mësimor zhvillohet normalisht në të gjitha institucionet Arsimore të qarkut Gjirokastër.