Emergjenca nga dëbora në Bashkinë Libohovë, probleme në Zagori dhe Nepravishtë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej rrugëve janë të bllokuara. Sa i përket Bashkisë Libohovë situata ditën e sotme është përmirësuar, me përjashtim të njësisë administrative Zagorie, e cila vijon të jetë e bllokuar nga dëbora. Në drejtim të Nepravishtës lëvizja bëhet me vështirësi. Po punohet gjithashtu për pastrimin e rrugës që të çon në Labovë. Lëvizja nga kthesa e Libohovës për në qendër të qytetit bëhet me një kalim. Nuk ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Pa drita janë vetëm dy fshatra në Zagori, ku është djegur transformatori.