Situata nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt përmirësimit. Aktualisht të bllokuara janë vetëm rrugët e fshatrave Kolonjë, Golem, Prongji, Fushëbardhë dhe Zhulat. Ndërkohë të kalueshme me zinxhirë janë rrugët Subash-Labovë e Madhe dhe Asim Zeneli-Saraqinishtë. Aktualisht po punohet ne rruget e qytetit per hedhjen e kripes dhe pastrimin e dëborës.
©Argjirolajm.net