• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca nga Covid-19, ministri Çuçi ndihma për shtëpinë e fëmijëve jetimë në Gjirokastër (VIDEO)

28/03/2020
Emergjenca nga Covid-19, ministri Çuçi ndihma për shtëpinë e fëmijëve jetimë në Gjirokastër (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherazi edhe deputeti i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, ka dhënë një kontribut për shtëpinë “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër, aty ku strehohen disa fëmijë jetimë. Teksa publikon videon kur kryebashkiaku Flamur Golemi dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Lindita Rova dorëzojnë ndihmat pranë kësaj shtëpie, Çuçi shkruan se emergjenca e krijuar nga Covid-19 na kërkon ndër të tjera që të tregojmë edhe solidaritet me njerëzit në nevojë.

Mesazhi i tij i plotë

Në këto ditë të vështira përveçse duhet të respektojmë kufizimet e vendosura nga Qeveria për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, duhet patjetër edhe të tregojmë solidaritet me njerëzit në nevojë. Qëndrimi i tyre në karantinë bëhet më i lehtë nëse ne i ndihmojmë me ushqime apo medikamente. Bashkitë në të gjithë vendin po bëjnë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Megjithatë çdo ndihmë tjetër nga biznesi apo qytetarët e zakonshëm është e mirëpritur dhe shumë e çmueshme. Unë dhashë një kontribut për Shtëpinë “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër, aty ku strehohen disa fëmijë jetimë. Ishin kryesisht ushqime, produkte të higjenës dhe medikamente të ndryshme, që i dorëzuan sot kryebashkiaku dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Falënderoj drejtuesit e kësaj qendre për punën dhe përkujdesjen që tregojnë ndaj fëmijëve. Mbështetja për këtë strehë dhe fëmijët e saj nuk do të mungojë asnjëherë, jo vetëm nga unë personalisht, por as nga qeveria, Bashkia Gjirokastër dhe kushdo tjetër që beson se ndihma për njerëzit në nevojë nuk të varfëron. Përsëris edhe njëherë thirrjen për të qëndruar brenda dhe për të ndjekur këshillat e mjekëve sa i përket higjenës e distancimit social. Ne do ta fitojmë këtë luftë me armikun që as e shohim dhe as e prekim, por nëse ne dalim jashtë pragut atij i hapim derën dhe rrezikojmë jetën tonë e të familjarëve. 

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026
Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari
Kryesore

Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari

12/02/2026
Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
Kryesore

Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bebe Rexha këndon shqip në projektin e ri!

Bebe Rexha këndon shqip në projektin e ri!

13/02/2026
Stenaldo duke drejtuar makinën? Reagojnë familjarët e banorit të ‘BBVA’

Stenaldo duke drejtuar makinën? Reagojnë familjarët e banorit të ‘BBVA’

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al