Pas të sëmurëve me dializë në spitalin e Gjirokastrës është transportuar për ndihmë mjekësore edhe një vajzë 5 vjeçe. Ajo kishte mbetur e izoluar nga dëbora në fshatin Kolonjë. Ekipet e emergjencave e transportuan me autoambulancë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’. Personeli spitalor në të gjithë është në gadishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve në të gjithë zonat e bllokuara nga dëbora.
©Argjirolajm.net