Video e publikuar dje nga ArgjiroLajm.net që tregonte një elektriçist të OSHEE Gjirokastër, në përpjekje për të rregulluar defektin në rrejt pas përmbytjeve, ka tërhequr vëmendjen edhe të ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili ka publikuar në faqen e vet në Facebook.
“Rrëzimi i shtyllës së tensionit të mesëm solli shkëputjen e fiderit të Lunxherisë duke prekur lumin Drino në Gjirokastër, i tejfryre për shkak të reshjeve. U desh kalimi i linjës në anën tjetër të bregut të lumit, për të bërë të mundur lidhjen e energjisë elektrike për 10 fshatrat me 2 mijë banorë në zonën e Lunxherisë. Një tjetër moment sakrifice nga punonjësit e OSHEE për të garantuar furnizim me energji elektrike”, shkruan Gjiknuri në faqen e tij.