Një shqiptar është vrarë në mes të Athinës, gjatë mesnatës. George Gennimatas, me prejardhje shqiptare, u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Ishin kalimtarë të rastit që kanë parë shqiptarin në shtrirë në tokë dhe e kanë transportuar drejt spitalit.
I riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar të lindur në vitin 1986. “Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit“, – thonë mediat në Greqi.
Dyshohet se George Gennimatas, mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës në lagjet e Athinës