Ekspozita e nxënësve në Gjirokastër, 50 punime në pikturë dhe skulpturë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Grisiela Meçia 17 vjeçe, punoi për dy muaj në skulpturë portretin e njërit prej shokëve të klasës në shkollën artistike në Gjirokastër.

Ajo thotë se karakteri nuk mund të zbulohet nga fotot dhe se modeli i gjallë të ofron shumë sfida pozitive dhe shumë përgjegjësi, por modelet mungojnë dhe shpesh u duhet të pozojnë për njeri-tjetrin. Skulptura e saj ishte pjesë e 50 punimeve qe nxënësit e shkollës ” Fehim Ibrahimi” prezantuan në një ekspozitë.

Krisjana dhe Meti dy nxënës të tjerë maturantë të degës së pikturës kanë sjellë në ekspozitë punët e tyre dhe thonë se janë rritur me kalimin e viteve.

Drejtuesi i shkollës “Fehim Ibrahimi”, Bujar Dudumi është optimist për të ardhmen e nxënësve që sjellin shumë pasion, ngjyra dhe një kënd shumë modern për ta parë realitetin.

Ekspozita “Rrugëtim ngjyrash” është më e rëndësishmja e këtij viti mësimor për nxënësit e shkollës artistike të Gjirokastrës. Në ekspozitë spikatën vizatimet e portreteve dhe peisazhve nga Gjirokastra, detajet, ngjyrat, prania e abstraktes, ndërsa disa punë paraqesin një lloj revolte kritike për realitetin./ Tch