• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eksperti jep alarmin, ja pse duhet të bëni kujdes kur pini verë shtëpie nëpër restorante

06/10/2018
Eksperti jep alarmin, ja pse duhet të bëni kujdes kur pini verë shtëpie nëpër restorante

Sipas ligjit për vreshtarinë dhe verën, në nenin 2 citohet se “Verë” quhet pija që përftohet nga fermentimi alkoolik, i plotë ose i pjesshëm, i rrushit të freskët ose i mushtit.

Kështu kur porositin një gotë verë jemi të bindur që jemi duke konsumuar fermentimin e lëngut të rrushit. Konsumimi i verës ka bërë që ajo të na vijë në tryezë në forma të ndryshme, nga kantina në tavolinë.

Tani verën e gjejmë në shishe, kuti, apo dhe shtëpie. Këtë të fundit rëndom e ofrojnë të gjitha baret dhe restorantet e vendit tonë. A thua se të gjithë merren me vreshtari.

Pyetja shtrohet se çfarë vere pinë shqiptarët? Për të mësuar këtë Top Channel dërgoi 5 kampione verë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për t’i bërë analizat fiziko kimike. Ku enollogu Krenar Gozhadari do të bëjë interpretimin e rezultateve.

“Njëri nga kampionet është lehtësisht mbi normën përsa i përket prezencës së sulfurëve në verë. Kurse një kampion tjetër, verë e kuqë gjithmonë ka një raport sulfuresh i lidhur me të lirë, pak jo normal. Çfarë roli loz sulfuri në verë, çfarë është sulfuri? Atëherë sulfuret ose SO2 të themi është konservuesi i vetëm i lejuar në verë.

Bën ruajtjen e verës që vera të mos na kthehet në uthull. Sa është standardi i sulfurit në verë? Për verën e kuqe limitet për të lirin janë deri në 60mlg për litër, kurse sulfuri total shkon deri në 200 mlg për litër.

Dhe kur shohim abuzim të tillë çfarë ndodh me verën? Nëse këto analiza konstatohen duhet të bëhet një bllokim i sasisë”,- u shpreh Krenar Gozhadari.

Në vendin tonë të gjithë restorantet të sugjerojnë verën e shtëpisë, por kujdes pasi vera e shtëpisë mund të jetë një verë e përgatitur në kushte laboratorike, pa rrush.

“E vetmja verë ku mund të dyshohet për sofistikim është vera e shtëpisë, e cila ka një alkool prej 11. 26% sipas analizës. Thjesht duke parë përqindjen e alkoolit, pres që kjo verë të jetë ngjyrë e kuqë e lehtë. Pasi supozohet që rrushi në këtë përqindje alkooli ka qenë i pa pjekur. Ndërkohë që vera kishte ngjyrë shumë të errët gjë e cila më bën të dyshoj për vetë të modifikuar”,- deklaroi Enollogu./TCH/

Related Posts

“Jo vetëm se*s”, menaxherja e shtëpisë publike më të famshme në Europë zbulon se çfarë duan burrat më 14 shkurt
Lifestyle

“Jo vetëm se*s”, menaxherja e shtëpisë publike më të famshme në Europë zbulon se çfarë duan burrat më 14 shkurt

13/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese
Lifestyle

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

10/02/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Lifestyle

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

09/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

13/02/2026
“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al