Këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama qëndroi në Fier ndërsa gjatë vizitës në këtë qark u ndal edhe në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Kreu i qeverisë pa nga asnjë restaurimin e një kishe. Rama mbeti i ekzaltuar pasi pa nga afër kishën dhe bukuritë natyrore duke e cilësuar këtë vend si ‘Toskanën e Shqipërisë’.
“O Armando (kryetari i bashkisë së Fierit), nuk është agroturizëm këtu ëëë? Kjo është Toskanë more. Si nuk bëhet agroturizëm këtu? Kjo do vetëm pak nxitje në fillim dhe pastaj vijnë të gjithë këtu. U duhet thënë të gjithëve para kamerës, hajdeni në Roskovec, të hapni sytë, të shikoni Toskanën e Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Një nga ata që e kanë komentuar këtë moment është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili teksa poston një foto, shkruan në rrjetet sociale: “Pse me antiplumb o “Skënderbe” ?”