Studiuesi Vladimir Kola ka qenë mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion ku ka zbuluar ‘live’ një plagjaturë tjetër në rradhët e deputetëve. Kola ka thënë se ish-ministri I Shëndetësisë dhe deputet i LSI Vangjel Tavo, ka mbrojtur në vitin 2013 doktoraturën dhe ka kopje të marra nga puna e një tjetër studiuesi, të cilat nuk i ka referuar në punimin e tij. Por teksa studiuesi Vladimir Kola tregonte plagjaturën e Tavos, deputetja tjetër e LSI, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në emision ka mbetur e shtangur.
Tavo ka nisur doktoraturën gjatë kohës kur ishte Ministër i Shëndetësisë. Një punim shkencor kërkon impenjim. Të jesh edhe ministër edhe të bësh studim, janë dy gjëra që nuk shkojnë, sado ‘gjeni’ të ketë qenë Tavo. Nuk mjafton koha as fizikisht, megjithatë kjo është një cështje tjetër. Problemi me deputetin e Gjirokastrës në këtë rast është se e ka të vjedhur punimin e tij doktoral.