Edhe pse fushata për zgjedhjet e 30 qershorit s’ka nisur ende zyrtarisht, kandidatët kanë filluar me takime të ndryshme apo evente qoftë dhe për të qenë vizibël në ekran, portale e rrjetet sociale. Tërmet Peçi në Tepelenë ishte sot në kantierin ku po kryhen punimet për By Passin. Ky investim me vlerë rreth 18 milionë euro disiplinon qarkullimin e automjeteve në këtë aks që ka qenë problematik prej vitesh. Punimet nisën në verën e vitit të shkuar dhe parashikohet të zgjasin 2 vjet. Në garën për Bashkinë Tepelenë, Tërmet Peçi ka përballë kandidatin e mbështetur nga Bindja Demokratike, Gëzim Malka.
©argjiroja.net