• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Edhe Nora do zhduket sot”, në Gjirokastër luftë të gjithëve!

16/05/2019
“Edhe Nora do zhduket sot”, në Gjirokastër luftë të gjithëve!

“Kalova lumin, të dhjefsha kalin”. E thotë populli dhe nuk kemi pse e censurojmë me pika apo me yje. Në Gjirokastër i shkon për shtat fjalë për fjalë situatës së krijuar. Përfundimi i ndeshjes Tirana-Luftëtari u shoqërua me shumë zhgënjim. Trajneri Julian Ahmataj ishte i prerë totalisht. Pasi foli në Supersport u zhduk për pak. Ishte maksimalisht i mërzitur dhe i nervozuar. Kërkesës për të folur me mediat ai iu përgjigj me sinqeritet: “Më mirëkuptoni, a e shikoni si po rri?! Jam bërë si ‘s’. Nuk kam çfarë them pas kësaj ndeshje”. Sigurisht ishte e kotë të këmbëngulje të dëgjoje një analizë të asaj humbjeje 5-3.

Një ditë pas ndeshje klubi doli me një qëndrim dhe paralajmëroi masa, ndërkohë që dje u zyrtarizuan edhe vendimet. Trajneri Ahmataj, ndihmësi i tij Neritan Novi, por edhe lojtarët Xhekson Ferreira dhe Albano Aleksi e pësuan. Pezullim 2-javor me një njoftim rrufe për ta. Ndonjëri edhe priste masa. Gjithsesi vetë të akuzuarit nuk ishin njoftuar me shkresë për vendimin e klubit.

Duke qenë se stafi dhe lojtarët nuk kishin marrë nga klubi një njoftim për pezullimin, ata janë paraqitur në punë. Është detyrim për ta, pasi nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë gjobe. Në Shqipëri kemi parë çudi nga më të ndryshmet. Të ndodhur para kësaj situate, zyrtarët e Luftëtarit kanë bërë gati shkresat dhe drejtori Gentian Nora ua ka dorëzuar stafit dhe dy lojtarëve të pezulluar.

Në ato momente ka pasur edhe një debat të presidentit Tavo dhe forcave të sigurisë me mediat. Kërkohej largimi i gazetarëve, që donin një deklaratë nga vetë trajneri Ahmataj apo edhe protagonistë të tjerë. Një prej gazetarëve ka dashur që edhe Nora të flasë dhe çuditërisht edhe atij i është bërë dalje. “Nora do zhduket bashkë me ata të tjerët, që sot do ta heqim”. Një tjetër rrufe në qiell të hapur, që sa duket drejtuesit e Luftëtarit dinë shumë mirë si t’i krijojnë. Për të ardhur keq.

Sigurisht, në kushtet kur Luftëtari e ka siguruar mbijetesën, mund edhe të mos kenë nevojë më as për trajner apo staf. As për Aleksin, as për Xhekson, apo edhe për ndonjë tjetër. Gjithsesi presidenti Tavo dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të mendojnë edhe për të ardhmen. Zor se do të gjejnë më lojtarë që rrinë me muaj të tërë pa u paguar dhe sërish janë “Luftëtar”. Ai slogan që po mundohej të përjetësohej me klubin bluzi tani i përket vetëm së shkuarës. Në Gjirokastër dinë të luftojnë vetëm të mirën. Këtë nuk e bën dot askush si ata!/Sportekspres.com

Related Posts

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029
Sport

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

14/07/2025
Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo
Sport

Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo

14/07/2025
Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin
Sport

Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

14/07/2025
Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar
Sport

Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar

14/07/2025
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

14/07/2025
Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut
Sport

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

14/07/2025
Vajza e Agron Llakajt flet për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Vajza e Agron Llakajt flet për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al