Kërkimet për zonat naftëmbajtëse kanë sjell reagime të shumta nga ana e qytetarëve të cilët janë pjesë e këti projekti. Këtë të premte ka pasur një dëgjesë publike ne bashkinë e Tepelenës, aty ku kompani Shell është duke studiuar pjesën se ku do të përqendrohen kërkimet.
Pas dëgjesës në Zagorie për këkrimet e kompanisë Shell për gazin dhe naftën, dëgjesa e radhës ishte në Bashkinë e Tepelenës ku gjithashtu do të zhvillohen kërkime. Në fakt kompania po kryen procedurën e saj pikë për pikë duke sqaruar popullsinë per të vijuar më pas punën në terren.
Ajo që bie në sy edhe në këtë dëgjesë është fakti se nuk sqarohet saktë cili është dëmi në fshatrat turistik si Peshtan, Lekli, një fshat që është burimi kryesor i ujit që furnizohet qyteti i Tepelenës, apo fshtrat Hormovë, Mezhgoran, Dragot etj. Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi shprehu shqetësimet për dëmet që mund të shkaktohen. Ai kërkoi gjithashtu një dëgjesë më të gjerë publike.
Kompania Shell do të kryejë kërkime në Zagori, Lunxhëri, Libohovë dhe krejt luginën e Vjosës.