Edhe biznesmeni kapet në përgjime: Jepi të paktën 30-40 mijë lek për votë (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Biznesmeni, Bekim Krashi është përgjuar nga prokuroria teksa flet me një qytetar lidhur me blerjen e votave.

Ai i kërkon të dijë se sa lekë do të ofrojë për disa persona që kanë 3 deri në 5 vota. Por Bekim Krashi i bën të qartë që për u thotë të paguajnë 30 deri në 40 mijë lekë për një votë.

Përgjimi 15: Bekim Krashi me një person të paidentifikuar

Personi që do shesë votën: Alo

Bekim Krashi: Ça bëre?

Personi: O Bekim si je? A je mirë?

Bekim Krashi: Ça ke ba?

Personi: Si ja kalove?

Bekim Krashi: Hej

Personi: Tani doja të thoja pak për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

Personi: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

Personi: Por ai do diçka mo burrë. Si t’ja bëjmë ne?

Bekim Krashi: A ke komuniku me Naimin?

Personi: Po, jam konsultuar pak me të, por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota e i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

Personi: 50 mijë lek. Kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush është Fiqiriu?

Personi: Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di sa është në letra.

Bekim Krashi: Do të shikoj unë, se do mi japin një me një letrat ato.

Personi: Po tani si do ja bëjmë? Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë për to?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi. Do të vij nesër e t’i jap ndonjë gjë.

Personi: Sa mund t’i japim për shembull? Sa mund të japim për Halit Bashën për shembull?

Bekim Krashi: Sa kanë ata, 5?

Personi: 3 vota ka Haliti dhe Fiqiri Basha ka 2 vota.

Bekim Krashi: 5?

Personi: He?

Bekim Krashi: T’ju japim 40 mijë lek apo 50?

Personi: 50 mijë lek për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mor. Të paktën 40 apo 30 mijë lek për votë. Sa ka ai, 3 vota?

Personi: 40 mijë lek për votë?

Bekim Krashi: 100 mijë lek i japim atij që ka 3 vota. A dëgjo?

Personi: 100 mijë lek. Po këtij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë.

Personi: 70 mijë lek. Naimi ka thënë 50 me siç thotë Fiqiriu. Domethënë ti jap edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata ku kanë patur shumë. Nëse nuk i ka dhënë 20, le ti japin 20 më shumë.

Personi: Po shihe këtë o burrë, se m’duket se janë tu abuzu me punë lekësh o Bekim, aman o burrë i dheut.

Bekim Krashi: Dëgjo o zotëri, mos më thuaj asgjë në telefon se më çmende. Telefoni përgjohet.

Personi: He?

Bekim Krashi: Po lëri këto diskutime me mua në telefon.

Personi: Kuptoj, kuptoj. Shihe vetë tani.

Bekim Krashi: Faleminderi. Mirupafshim

pergjimi 15 on Vidnews.