Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas shkrimit të botuar në gazetën The Independent për qytetin e gurtë. Shkrim i cili në fakt në masë nga mediat shqiptare, përfshi këtu edhe argjiroja.net, u transmetua si denigrues për Gjirokastrën. Nga leximi i parë që i bëhej shkrimit, të linte të kuptohej se turistëve u bëhej thirrje hapur që të mos shkelnin në Gjirokastër. Por me sa duket e vërteta është ndryshe. Në fakt gazetari ka përdorur humorin anglez për narrativën e tij. Kumbaro në postimin në Facebook përdor gjithashtu edhe shpjegimin e Delina Ficos, aktiviste e njohur e shoqërisë civile me origjinë nga Gjirokastra. Ja cfarë shkruan ajo.
Nga inati aty do shkojme 😜😜
Madje te rezervojme shpejt se ndonese 30-fishuar ofertat hoteliere, prape s’gjen vende😃😀
Me shpjegim te dobishem nga nje tjeter gjirokastrite Delina Fico: Fatkeqesisht, gazetat qe kane perkthyer dhe botuar kete artikull, nuk e kane kuptuar (ose, nese e kane kuptuar, nuk ia kane bere kete te qarte lexuesve) tonin ironik te stilit anglez, i cili ironizon jo Gjirokastren, por ate pjese te turisteve angleze qe jane dembele ose e duan çdo gje te gatshme (kush ka nevoje per analize teksti nga kjo perspektive, mund t’jua ofroj me kenaqesi). Artikulli i ben nje reklame shume te mire asaj qe eshte e veçante ne Gjirokaster dhe eshte nje ftese per ata turiste qe nuk presin qe kushdo ne bote te flase anglisht, e qe nuk pertojne per t’ju ngjitur se perpjetes per te pare nje kala e keshtu me rradhe.