E rëndë, shqiptari i hedh acid në fytyrë të dashurës nga xhelozia (Emri)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një shqiptar nga Maqedonia ia ka hedhur acid në fytyrë të dashurës së tij rumune dhe më pas e ka plagosur me thikë në zonën e barkut për shkaqe xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 nëntorit në ambientet e një restoranti në Civitanova Marche, teksa Sheval Ramadani i shtyrë nga xhelozia, i hodhi acid në fytyrë të dashurës së tij, më pas e qëlloi dhe me thikë në pjesën e barkut, shkruan “Il mattino”. 32-vjecari ka dalë parë gjyaktës dhe është penduar për veprimin e kryer, por gjykata vendoi ta lërë në burg.

“Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë”, tregon Ramadani.

Rumunia, e cila punonte balerinë në një club nate, kreu një operacion emergjent dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ajo, duke kaluar nëpër kirurgji emergjente, është ende në një prognozë private, por nuk është më në rrezik për jetën. Gjatë pyetjeve të sigurisë, në prani të avokatit Sandro Pugliese, 32 vjeçari ka kërkuar informacion mbi gjendjen e të fejuarës së tij.

Sheval Ramadani është një emigrant i parregullt në Itali, një punëtor bujqësie që banonte në Grosseto, dhe shpjegoi se thikën e mbante gjithmonë me vete.

Ai kishte blerë një shishe që përmbante acid, të cilin ai u përpoq të hidhte në fytyrë të dashurës, por arriti vetëm t’i dëmtonte në syrin e majtë. Ramadani ka rrëfyer se ka lënë gruan dhe fëmijët e tij në Maqedoni vetëm për balerinën dhe që po e ndihmonte me para në mënyrë që ajo të hiqte dorë nga ajo punë. Fakti që ajo punonte në një club nate, sillte vështirësi në marrëdhënien e tyre, sidomos në prani të njerëzve të tjerë.