E rrallë/ Vuri bast gruan, por e humbi në derbin e Mançesterit

Në botën e basteve ka mjaft histori të pabesueshme, por një e përmasave gati të pabesueshme vjen nga Kenia. Dy miq fundjavën vunë bast fundjavën e shkuar për derbin e Mançesterit. Njëri prej tyre, Mani Stanli ishte i bindur se Mançester Siti i Guardiolës do triumfonte përballë rivalëve dhe do të shpallej kampion në Premierligë. Ai vuri bast gruan e tij duke u zotuar se do t’ia jepte atë për një javë shokut të tij në rast të humbjes. Për këtë nënshkruan edhe në një fletë të thjeshtë. Siti nuk arriti ta fitonte atë ndeshje duke shtyrë edhe festën e titullit. Nuk dihet nëse Stalni i ka qëndruar bastit dhe nëse gruaja e tij po e kalon javën me mikun e tij.