• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të kërcënuar nga mafia e pronave, si ikën tre drejtorë të Kadastrës së Vlorës

09/10/2019
S’ka qetësi në Vlorë, dorëhiqet drejtoresha e Hipotekës

Kadastra e Vlorës në kolaps, jep dorëheqjen drejtori i tretë brenda një muaji. Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Kadastrës së qytetit bregdetar ka ndodhur ajo që nuk është parë kurrë në ndonjë institucion tjetër shtetëror. Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen. Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda një muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë, fakt që tregon se ky institucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresha tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtori, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të Policisë, që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

LAME: SHERRET NË VLORË, PËR BREGDETIN

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, duke komentuar situatën në Kadastrën e Vlorës, ku forcat të shumta të Policisë mbërritën në këtë institucion për të hetuar mbi përplasjet për pronën në bregdet, u shpreh se Vlora mbetet një nga qytetet më problematike në këtë aspekt.

Lame nga ana tjetër e lidh këtë situatë me vijën e madhe bregdetare të këtij qarku, duke bërë që çështjet ku shumë palë të kenë pretendime për një pronë, të jenë më të shumta se në çdo qark tjetër. “Problematika në Vlorë ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo, për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë”, u shpreh Lame

Related Posts

E rëndë/ 12-vjeçari ndërron jetë në spital
Kryesore

I dënuari nga Saranda ndërron jetë në QSUT

20/01/2026
Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028
Kryesore

Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

20/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë në Përmet/ Një i ri gjendet i vdekur

20/01/2026
“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit
Kryesore

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

20/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Media greke: Ja si i shpëtoi Jani Aliaj atentatit disa muaj më parë

20/01/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, eksperti: Janë ofruar miliona!

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn

Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn

21/01/2026
Dinamo nuk ka kohë, e pret ngjeshje kalendari në Superiore

Rezultat që trondit, te Dinamo ka tension pas disfatës në shtëpi

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al