Kavaja nuk është qyteti i vetëm që do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të shkarkimit të Elvis Roshit.
Zgjedhje lokale pritet të mbahen edhe në Bashkinë Gjirokastër, pasi kryebashkiakja Zamira Rami do të japë së shpejti dorëheqjen nga detyra.
Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ky vendim i papritur lidhet me zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, pasi Zamira Rami do të kandidojë për deputete.
Madje Ilir Meta i ka premtuar kryesimin e listës së LSI-së në qarkun Gjirokastër, duke spostuar në vend të dytë Vangjel Tavon. Zyrtarizimi i dorëheqjes do të bëhet brenda javës së ardhshme.
Kjo është hera e dytë që Zamira Rami kandidon për deputete, por kësaj radhe nuk duhet marrë fare seriozisht për shkak të simbolikës që ka dita e sotme.
Gëzuar 1 Prillin! I bëjmë thirrje Edi Ramës që e hëna të jetë ditë pushimi meqë festa e sotme qëlloi ditë të shtunë.
/ArgjiroLajm.net/