E pabesueshme, shqiptari Ermal Meta fiton festivalin e Sanremos

Shqiptari Ermal Meta ia ka dalë të fitojë festivalin e famshëm të këngës italiane, Sanremo. Së bashku me Fabrizio Moro, këngëtari shqiptar ia doli të rikthehej nga ‘ferri’ ku e çuan me akuza për plagjiaturë në fitues të Sanremos. Ata shpallen fitues me 52% të votave në vendin e parë, me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 22%.bPas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.

Leave a Reply

Your email address will not be published.