E diela e prangave/ Operacion masiv në 5 rrethe, 30 të ndaluar nga policia

apsi.al sjell të tjera detaje nga operacioni masiv i policisë pasditen e kësaj të diele që ka përfshirë një numër të madh uniformash blu, FNSH dhe RENEA. Burime të lapsi.al thanë se operacioni i policisë ka qenë i shtrirë në 5 rrethe të vendit: Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Policia nuk ka dhënë ende detaje zyrtare, por mësohet se kanë qenë rreth 50 urdhra-ndalimi nga të cilët afërsisht 30 janë ekzekutuar.

Sipas burimeve të lapsi.al mes të ndaluarve ka pasur edhe të paktën 2 oficerë policie. Njëri nga efektivët e ndaluar ka qenë në Morinë, ndërsa tjetri në Fier i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që operonte në këtë qytet. Të ndaluarit kanë qenë grupe që kishin si punë të tyre trafikun e drogës dhe armëve.

Një nga grupet e trafikut të drogës është goditur në zonën e Shijakut duke vënë në pranga të paktën 6 persona. Në krye të arrestimeve është emri i Flamur Avdylit, por lapsi.al mësoi se është prangosur edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali. Flamur Avdyli është i njohur për disa biznese në Shijak. Ai zotëron kompaninë “Orges Albania 2016” dhe hotelin luksoz “Germany” në Durrës. /Lapsi.al