Me ardhjen e pranverës Gjirokastra nis të popullohet me turistë. Sot në Sheshin “Çerçiz Topulli” kanë mbërritur disa autobusë me turistë nga Gjermania, Kosova e Greqia. Nga Prilli deri në Tetor Gjirokastrën e vizitojnë mijëra turistë. Sezoni i sivjetshëm mund të penalizohet për shkak të punimeve që po kryhen në restaurimin e kalldrëmeve në Pazar. Këto punime parashikohet të përfundojnë në vjeshtë.
©argjiroja.net