Dyshimet për një lidhje jashtë martesore janë bërë shkak i vrasjes makabër mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës. Një javë më parë, vëllai i autorit të krimit të sotëm tentoi të qëllonte me armë zjarri një person i cili dyshohet se kishte lidhje jashtë martesore, me 44-vjecaren.
Sot, 56-vjeçari Lavdosh Sulo ka vrarë me levë bashkëshorten e tij, 44-vjeçaren, Laureta Sulo. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë xhelozia e agresorit. Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin e viktimës si autor të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Më poshtë fotot e Lavdosh Sulos dhe Laureta Sulos