• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyfishimi i frikshëm i të infektuarve dhe festat e babëzitura para shtetrrethimit

22/03/2020

Nga Ylli Pata

Dje si dita e “fundit e liridaljes” të gjithë burrat e pallatit kishin dalë poshtë e po qeshnin me njëri-tjetrin me një kanaçe birrë në dorë.

Pak më poshtë, dikush kishte nxjerrë në hyrje të pallatit një box dhe amplifikator gjigand ku përhapte muzikë në kupë të qiellit. Marketi aty pranë i shndërruar në bar kafe shiste birra dhe burrat kishin sjellë nja dy tavolina ku pinin e tymosnin papushim.

Një panoramë e frikshme. Sot ishte më qetë, por gjendja është më dramatike.

Nga 6 që ishte mesatatarja ditore për dy javët që nga 8 marsi, sot të dhënat zyrtare folën për 13 raste të reja me koronavirus.

Pra kemi një dyfishim të frikshëm të numrave të diagnostikuar, në një kohë kur për disa ditë pati një çorientim dhe kaos të daljes së madhe të turmave të njerëzve në publik

Doktor Pipero flet për afrimin e skenarit Italian. Po çfarë ndodhi në Itali: Pikërisht dyfishimi dhe trefishimi çdo ditë e më shumë i të invfektuarve që rëndoheshin nga sintomat e virusit dhe i telefononin urgjencës.

Më pas të infektuarit u rritën në një reaksion zinxhir, duke zëvendësuar të rënduarit me Covid 19 që shkonin në spital, e kështu u bë një kapicë aq e madhe sa vuri në kolaps një sistem shëndetësor mjaft modern si ai i Lombardisë.

Në Bergamo, një qytet me 122 mijë banorë afërsisht, spitali  i provincës kishte përveç të tjerash 100 reanimatorë. Një numër që Shqipëria nuk e ka në rang kombëtar.

Po hyjmë në javën e tretë kur kemi pasur raste të pastra infektimi me Covid 19 të personave që nuk kanë kontaktuar asnjë njeri të ardhur nga Italia apo vende të tjera.

Dëshmia e vajzës që shpërndau kryeministri Edi Rama në faqen e tij të Facebook, ishte rrënqethëse. Ashtu siç kemi rastin e 3 personave në Korçë që jo vetëm nuk kanë pasur kontakt të huaj, por kanë pasur kontakt edhe me personelin e spitalit të Korçës.

Të cilët sipas gjasave nuk i kanë pritur të sëmurit si pacientë të mundshëm me Covid 19. Siç ndodhi një javë më parë në Sanatorium e para 10 ditësh në Fier.

Pra ka kaluar faza ku ka të infektuar nga kontaktet me të ardhur nga Italia apo rrethin e tyre.

Po hymë në pjesën e të sëmurëve “Made in Albania”. Sa janë? sa do të qëndrojë inkubacioni dhe si do të shfaqen pacientët e agravuar me mbylljen e kohës së inkubacionit të virusit në trupin e të infektuarve?

Apo edhe më: si do të shfaqet shpërthimi i personave me shenja të rënda për të rendur drejt spitaleve.

Sinjali i shifrave të ditëve të sotme nuk është inkurajues pasi flasin për dyfyshim. Dhe bëhet fjalë për testime që bëhen vetëm pas sintomave.

Nëse do të vijojë dalldia e tregjeve që u pa të enjten e të premten sinjalet nuk duken të mira.

Shqipëria nuk e ka luksin e “tufës së imunizuar”, pasi ne kemi një numër relativisht të lartë të sëmurësh kronikë, me diagnoza të rënda që nga tumoret, diabeti, apo edhe më tej që nëse do të infektoheshin do të ishin pacientët batare për shtretërit e terapisë intensive që natyrisht nuk mjaftojnë, pavarësisht skenareve që mund të zbatojnë autoritetet.

Nuk jemi më mirë si Italia. Kroacia, e cila u godit nga tërmeti dje përgatiti Pallatin e Sportit me shtretër si spital infektiv. Gjithsesi çdo masë nuk mund të zëvendësojë atë që mund të bëjë çdokush prej nesh.

(TemA)

Related Posts

Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!
Blog

Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

03/11/2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital
Blog

Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

01/11/2025
Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë
Blog

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

31/10/2025
Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës
Blog

Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës

28/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë
Blog

Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

06/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Aksident në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Tepelenë- Memaliaj, plagoset 20-vjeçari

08/11/2025
E pazakontë në Përmet/ 50-vjeçari gjen 30 granata pranë shtëpisë

Përmet, 39-vjeçarja vetëdëmtohet me thikë, policia nis hetimet

07/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al