Dy persona ende të paidentifikuar nga policia kanë qëlluar me armë zjarri takstin që po i shoqëronte me makinën e tij, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit taksi, 70 vjeçari me inicialet B.G. I moshuari ka mbetur i plagosur në krah. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në fshatin turistik të Palasës si dhe ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët.
Informacion paraprak
Më datë 19.12.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë është plagosur me armë zjarri një shtetas. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.
Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes