Deputetët e qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro mblodhën këtë fundjavë Asamblenë e Partisë Socialiste në Përmet.
“Takim për të caktuar sekretarët e rinj dhe për të shkëmbyer mendime lidhur me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.Vëmendja maksimale e socialistëve për Përmetin që duam”, thotë deputeti Çuçi.
Kjo mbledhje e asamblesë vjen dy javë pasi PS shkarkoi kryetarin Edvin Tuci. Ai ishte mes 11 krerëve të tjerë të PS-së në rrethe që u shkarkua me motivin se “shkëputën lidhjet me qytetarët”.
©ArgjiroLajm.net