Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që në postin e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën të jetë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa Elisa Spiropali në postin e koordinatores kombëtare të Bashkëqeverisjes.
Ajo zëvendëson në këtë post ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është larguar nga të gjitha postet politike në parti pas publikimit të akuzave për lidhje me grupin e trafikut të drogës së Habilajve.
Vendimet janë marrë në mbledhjen e Kryesisë pasditen e sotme.
Kryetari i grupit parlamentar i partisë socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë sqaroi për mediat detyrat e reja të deputeteve për platoformën e bashkeqeverisjes dhe drejtimin e PS në qarkun më të madh.