Dy barinj në Sarandë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për disa dele. Në njoftimin e policisë thuhet se:
Më datë 03.08.2017, shtetasi SH.A, vjeç 54, banues në fshatin Xarrë, kallëzon se, më datë 29.07.2017, në fshatin Xarrë, në kullotë, i kanë humbur 20 krerë dele dhe 2 krerë dele i ka gjetur në tufën e shtetasit S.M, vjeç 59, banues në Xarrë, i cili ka deklaruar se 2 delet e SH.A i janë bashkuar tufës së tij në kullotë. Materjalet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.