Duka fiton raundin e parë, nis raundi i dytë për zgjdhjet në FSHF

Përfundon raundi i parë por asnjë kandidat nuk është shpallur fitues në garën për kreun e ri të FSHF-së. Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme. Gjatë raundit të parë nuk është zgjedhur fituesi që ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme.

Por si do të veprohet? Pas një pushimi në mesditë organizatorët e Asamblesë do të përgatiten për raundin e dytë që për të zgjedhur presidentin mjafton shumica e thjeshtë (50%+1). Nisur nga rezultati i votimit të parë, fituesi pothuajse dihet pasi Armand Duka është në avantazh të thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.