Ndërsa një ditë më parë u zbulua në fshatin Gusmar të Tepelenës një parcelë me kanabis, sot raportohet për një tjetër parcelë në fshatin Peshtan. Policia thotë se ishin rreth 155 rrënjë kanabis e kultivuar në vendin e quajtur “Përroi i gurit të shkallës”. Lënda narkotike u asgjësua, ndërsa u bë kallëzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasin A.T, 47 vjeç, banues në Peshtan. Po kështu u shpall në kërkim nga policia shtetasi A.T.
© ArgjiroLajm.net