Një 47-vjeçar nga Përmeti u arrestua nga policia në Gjirokastër, pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur në lagjen ‘Granicë’.
“Më datë 28.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 47, banues në Këlcyrë, Përmet pasi në lagjen ”Granicë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.